“FaxNews” e ndjek dhe më tej skandalin e mbeturinave në Durrës. Nga vëzhgimi i të gjithë qytetit, përfshirë dhe zonat periferike, “FaxNews” mëson se plehrat e qytetit prej më shumë se 1 jave depozitoheshin në Nishtulla.
Advertisements
Krahas kësaj, dje raportuam se një pikë tjetër vendgrumbullimi plehrash ishte edhe në ish parkun e autobusëve, në zonën e Spitallës, mirëpo më alarmante këtë herë është situata në Nishtulla, ku ky keqmenaxhim rrezikon rëndë përhapjen e një epidemie mjedisore.
Rrezikohet një epidemi mjedisore. Banorët e kanë të pamundur të ecin nëpër rrugë prej erës së rëndë. Mendohet se këto mbeturina po grumbullohen dhe do të grumbullohen në landfillin e Bushatit. Kemi bërë ëprpjekje për të marrë një deklaratë nga kryetarja e bashkisë së Durrësit. Por nënkryetari ka deklaruar se nuk do të flasin ëpr Fax Neës. Gjetja provizore është të dërgohen në Shkodër. Burime bëjnë me dije se ditën e djeshme janë nisur 16 ngarkesa me plkehra urbane nga qytetit i Durrësit për t’u dërguar në Bushat.
Advertisements
Që prej javësh, problemi i mbeturinave po bëhet alarmant. Kjo situatë vjen kur Durrësit sapo ka hyrë në sezonin turistik. Ndërsa këshilli bashkiak ka futur në rendin e ditës edhe një pikë për menaxhimin e mbetjeve, duke vendosur që të kërkojë nga qeveria ndërtimin e një vendi të posaçëm për plehrat.
“Plehrat që kemi parë këto ditë nëpër qytet, nuk janë si pasojë e neglizhencës sonë, pasi landfilli i Sharrës na pranon mbetjet prej 1 viti pa asnjë kontratë dhe ne nuk kemi mjaftueshëm mjete në dispozicion”-ka thënë kryetarja e bashkisë Sako.
Në qytet prodhohen plot 200 tonë plehra në ditë.
Banorët: Shumë keq, nuk po përballojmë dot, u bënë 6 ditë. Nuk kemi takuar askënd, ku të vete unë, ju shkoni. Nuk e dimë përse ka ardhur ky bllokim. Këtu nuk ka pasur përpjekje për të pastruar asgjë.
Skandal, po bëhet një javë që këtu nuk kalohet fare. Të mos heqësh mbeturinat në këtë periudhë është turp. Maskat mirë që i hoqëm po po i vëmë prapë nga mbeturinat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!