Reagon Mevlani pasi ja mbyllën Instagramin: “Ziliqarëve kurrë s’kam me ju bo qejfin” (foto)

Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ishte i vetmi që qëndroi më gjatë brenda në program. Ai bëri takime të shumta me disa nga vajzat e emisionit.

Advertisements

Ai doli bashkë me Ledjanën nga emisioni, por që vazhdimi i njohjes së tyre nuk zgjati shumë pasi dyshja i shkëputen menjëherë kontaktet.

Së fundmi, Mevlani ka reaguar i revoltuar përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”, ku ka shkruar se nuk do ua bëjë qejfin ziliqarëve. Madje, ai u jep edhe një këshillë të gjithëve, që të bëjnë mirë në jetë se do gjejnë vetëm mirë.

Advertisements

“Unë nuk dorëzohem për asnjë moment siç kam bërë çdo herë në jetën time. Dhe ju ziliqarëve kurrë s’kam me jua bo qejfin. Përveç Zotit askush s’ma heq buzëqeshjen. Mund të kem gabime si çdo njeri por kam një shpirt dhe zemër s humë të pastër. Sprovat e jetës time më kanë bërë të jem njeri i tillë. Ndoshta një ditë kur s’do jem më i aftë për asgjë do bëja “vi kt imën” siç më quajnë disa. E fundit ta keni amanet nga unë, bëni mirë se veç mirë do gjeni. Në të kundërt Zoti ndëshkon”, shkruan Mevlani, të cilit duket se i kanë mbyllur “Instagram”-in e vjetër e tani ka hapur një të ri.

Ky reagim erdhi pasi atij ia mbyllen profilin e “Instagramit” në të cilin numëronte mijëra ndjekës, e po ashtu ai shpeshherë u akuza që kishte një lidhje jashtë programit e madje edhe ishte i martuar, gjë për të cilën ai deklaroi haptazi.

Po ashtu edhe disa konkurrentëve të tjerë i janë mbyllur profilet në rrjetin social “Instagram”, por që më vonë i janë rikthyer. Ish-konkurrentët u bënë të ‘famshëm’ falë këtij programi i cili ishte për dashuri, e që nuk arriti të dilte ndonjë çift nga aty.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kemi ardhur t’u argetuar, jo për të qëndruar në dhomë”/ Unioni Turistik shqiptar kërkesë: Të lehtësohen masat anti-covid!
Artikulli tjetërTërmet i fuqishëm në Turqi, banorët në rrugë të përfshirë nga paniku (video)