Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish për shpalljen “non-grata” ndaj tij dhe familjes nga sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Advertisements
Berisha ka reaguar me një analizë të detajuar në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të së cilës shprehet se ky vendim i 19 majit të 2021 i komunikuar nga Blinken nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë.
Nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës ka lobuar duke u mbështetur vetëm mbi keqinformimin dhe hakmarrjen e tij dhe mikut të Ramës, siç e quan Berisha miliarderit George Soros.
Advertisements
“Në lidhje me vendimin e 19 majit 2021 të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për shpalljen persona “non grata” të Sali Berishës, gruas sime Liri Berisha, vajzës sime Argita dhe djalit tim Shkëlzen, për korrupsion domethënës; unë deklaroj me përgjegjësinë më të plotë se ky vendim i papritur kundër meje dhe familjes sime – pas tetë vjetësh pa asnjë funksion publik dhe pas dorëheqjes nga çdo pozicion drejtues politik – është absolutisht i pabazë dhe i mbështetur vetëm mbi keqinformimin e ofruar nga lobimi shpifës e hakmarrës i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe protektorit e mikut të tij të ngushtë, miliarderit George Soros”, shkruan Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!