Rama në Ankara, grekët shqetësohen për detin: Shqipëria, gurë shahu në lojën turke

Vizita e kryeministrit Rama në Turqi si edhe deklarata e fundit e ministres së Jashtme Olta Xhaçka duket se po shihen me shqetësim në Greqi.Madje, mediat greke gjejnë një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve duke arritur deri aty sa të shkruajnë se Shqipëria është kthyer në një gurë shahu të lojës së madhe gjeopolitike të Turqisë në rajon.

Advertisements

Gjithçka nis dhe mbaron te çështja e detit ku gjatë verës së shkuar të dy qeveritë, ajo shqiptare dhe greke vendosën që ngërçin mbi Zonën Ekonomike Ekskluzive ta dërgonin për zgjidhje në gjykatën e Hagës.

Portali grek “Newsbreak” shkruan se Shqipëria është duke bërë lojën e Turqisë duke zvarritur zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë, gjë e cila mund të përdorët me pas si precedent nga helenët për çështjen e ishujve përballë Turqisë.

Advertisements

Portali i referohet edhe një deklarate të minsitres Xhaçka, sipas të cilës ajo nuk është e sigurt nëse çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhej brenda mandatit të tretë qeverisës të socialistëve.

Xhaçka e tha këtë nisur nga fakti se nuk ishte në dijeni mbi procedurat e Hagës, megjithatë grekët e kanë lëxuar ndryshe duke këmbëngulur se Shqipëria me kast nuk po nxiton në këtë pjesë, ndërkohë që pala tjetër, ajo e Greqisë e ka me shumë ngut.

Greqia synon që zgjidhjen për çështjen e detit me Shqipërinë ta përdorë kundër Turqisë për disa ishuj në Egje, prandaj edhe ka një ndjeshmëri të madhe nga çdo zhvillim që lidhet me këtë çështje duke arritur edhe në përfundime të tilla, siç është ai më sipër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon lidhjen mes diamanteve dhe tërmeteve
Artikulli tjetërDyshime të reja për 23-vjeçaren në Tiranë, psikologia: Ja çfarë tregojnë shenjat okulte në trupin e studentes