Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me San Marinon

Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me San Marinon

Advertisements

Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator.

Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Advertisements

Kosova ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje.

Në portë do të startojë Ujkani, kurse para tij janë dyshja Rrahmani dhe Fazliu. Në krahë do të luajnë Vojvoda dhe Bajselmani.

Në mesfushë do të paraqiten Halimi, Kryezi dhe Idrizi, kurse në sulm do të jenë Kastrati, Zeneli dhe Muriqi.

Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19/ Lajme të mira dhe për Shqipërinë, asnje humbje jete gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në Turqi, humb jetën tràgjìkisht 19-vjeçari shqiptar (emri)