Provokon ministri serb: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë një grua në dialog

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, është shprehur se nuk është optimist në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Advertisements

Vulin në fjalën e tij ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta marrë në delegacionin e tij një grua që ishte dhunuar seksualisht në luftë.

Ndër të tjera mediat serbe bëjnë me dije se, Vulin e vlerësoi si “të keqe dhe të mjeruar”, atë që tha se po përpiqet ta bëjë Kurti.

Advertisements

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiçin”, deklaroi Vulin.

Ai tha se Kurti po vepron në mënyrë të shëmtuar.

“Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiçit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë?” ka thënë Vulin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRiti fetar/ 13 të martat e shenjta, besimtarët 4 orë në trafik për të shkuar në kishën e Laçit
Artikulli tjetërCovid-19: Vetëm 10 raste të reja në Shqipëri, asnjë humbje jete