Pritet kthesa e befasishme e motit, meteorologia Lajda Porja tregon se çfarë na pret ditën e enjte

Java parashikohet të jetë e nxehtë deri në mesjavë, të enjten do ketë ulje temperaturash.

Advertisements

Meteorologia, Lajda Porja shprehet se në fundjavë temperaturat do shkojnë në vlerat 34°C.

“Pritet që sërish kjo javë në tre ditët e para të jetë me temperatura të larta. Sidomos ditën e mërkurë temperaturat do kulmojnë në vlerën 39 gradë celcius. Nuk priten vlera ekstreme ashtu sikur përjetuam javën e kaluar ,por priten temperatura të larta edhe këto ditë. Të enjten do kemi rënie të temperaturave, ulje e cila do të ndihet të premten dhe në fundjavë. Fundjava përkon me fillimin e korrikut, ku do të kemi ulje të temperaturave, që do të shkojnë në 34°C”, shprehet meteorologia për moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu për emisionin Ditë e Re.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI kërkojnë koncert në Serbi, Capital T jep përgjigjen qe asnjë shqiptar nuk duhet ta humbasë
Artikulli tjetër“Rrezikohet epidemi mjedisore në Durrës, gjendja e mbeturinave alarmante”, banorët: Maskat shyqyr i hoqëm, por po i vëmë nga plehrat!