Princi tregon çdo gjë ne lidhje me Aristelën: Kemi thyer rregullat, ajo po bënte lojë

Princi i “Përputhen” ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli rreth raportit të tij me Aristelën.

Advertisements

Ish-konkurrenti zbuloi se ai dhe Aristela kanë thyer rregullat gjatë kohës që ishin në program, duke u takuar dhe jashtë tij. Sipas Princit, Aristela ka qenë duke bërë lojë.

Advertisements

“Unë dhe Aristela thyem disa rregulla të programit. Përpara deklaratës time ishim më të avancuar në marrëdhënie, dilnim dhe jashtë programit, prandaj nuk hezitova të deklarohesha. Pas deklaratës time Aristela u ftoh shumë me mua, mendova se ishte një lojë e Aristelës dhe ma vërtetoi. Dje që ishte në emision tha pëlqimi im nuk është më. Përderisa në një kohë kaq të shkurtër, se kemi shumë pak që kemi dalë nga emisioni, pëlqimi i saj nuk është më. Aristela me pak fjalë kërkonte një djalë që të ishte i deklaruar dhe e arriti atë, kaq. Historia para deklaratës ka qenë shumë e vërtetë, por pas saj ndodhi një shkëputje. Blerimi nuk ka ndikuar në marrëdhënien tonë. Ai më thoshte mos u nxito, po gabon, unë nuk e kam besuar. Çdo gjë ishte një lojë e Aristelës, se besoj se ka pasur pëlqim. Unë kisha për të, shumë. Sa më shumë afrohesha unë, ajo largohej. Erdhi dita që m’u vërtetua se ishte 100% lojë”, tha Princi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudim! Njihuni me produktin që të jep energji në mëngjes më shumë se sa kafja
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 03 Qershor 2021