Kjo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë. Ditën e sotme, temperatura më e lartë do të jetë 35 gradë Celsius në zonat bregdetare.
Advertisements
Ndërsa ditët në vijim parashikohet akoma më shumë rritje. Sipas Meteoalb, ditët më të nxehta të kësaj jave janë e enjtja dhe e premtja.
Sa i përket kryeqytetit, do të ketë rritje duke nisur nga e mërkura, kur temperatura do të arrijë në 40 gradë, ndërsa të enjten e të premten do të arrijë në 42 gradë celsius.
Advertisements
Ndërkohë, pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhet. Dita e diel solli trafik të rënduar dhe bregdet të populluar, sidomos në Velipojë dhe Durrës, ku pushuesit ishin nga Shqipëria dhe Kosova.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!