Po kthehej nga festa/ 30-vjeçari humbet kontrollin e automjetit dhe del nga rruga duke gjetur vdekjen (EMRI)

Një 30-vjeçar, banor i Krastës në Martanesh humbi dje jetën tragjikisht teksa kthehej nga festa e Ballëm Sulltanit.

Advertisements

“Panorama” mëson se Drilon Gjoni kishte udhëtuar drejt Teqesë së Ballejës dhe pak orë pas mesnate ka udhëtuar drejt vendlindjes.

I ndjeri drejtonte automjetin tip “Mitsubish” në aksin rural Ballejë-Krastë. Në rrethana ende të paqarta Gjoni ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

Çdo fund qershori në Ballejë të Martaneshit festohet Ballëm Sulltani. Besimtarë të shumtë bektashi dhe jo vetëm, udhëtojnë drejt vendit të shenjtë dh luten për mirësi si edhe festojnë. Festa e fundit fatkeqësisht pati një viktimë, 30-vjeçarin Drilon Gjoni.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptarit nuk ia bën syri ‘tërr’/ Me 200 km/orë, pa patentë e i dehur!
Artikulli tjetërGjykata liron nga qelia djalin e ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili i këputi këmbën të resë në aksident, reagon Prokuroria