Pjesë e ‘Klanifornias’, por Visjani do shkonte në ‘Portokalli’ , ja arsyeja

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon my French”, ku zbuloi se ka vetëm një arsye pse do ta linte “Klanifornian” për “Portokallinë”.

Advertisements

Ai tha se është shumë i lumtur me kolegët që ka në vendin e punës aktuale, ama rroga për të është primare. Nëse do i cënohej rroga Visjani do të bëhej pjesë e “Portokalli”.

Advertisements

“Shumica e aktorëve të humorit kanë dalë nga institucioni “Portokalli” dhe nga një logo dhe mbështetje shumë e madhe që është “Top Channel”. Unë e respektoj shumë “Portokallinë” sepse e kam pëlqyer që prej fillimeve të saj. Por, jam i lumtur edhe që unë dhe Albano Bogdo jemi bërë të famshëm nga jashtë “Portokalli”-së dhe jemi krenarë për këtë gjë sepse çdo gjë e kemi arritur me punë dhe forcën tonë. Unë jam shumë i lumtur me kolegët me të cilët punojmë, por rroga është primare, nëse rroga do të më cënohej do të shkoja në “Portokalli”. Aktorët atje i kam shumë miq dhe kam respekt për ata”, u shpreh aktori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 3 qershor 2021
Artikulli tjetër‘Përputhen’ nuk mbaron këtu, zbulohet e reja që do ndodhë me emisionin gjatë verës