Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste ka bërë thirrje të mos jemi euforikë akoma për fundin e pandemisë.
Advertisements
Verën e parashikon të qetë, por u kërkon qytetarëve kujdes, pasi nuk dihet ende sjellja e virusit pasi ka ende paqartësi në lidhje me mutacionet e tij.
Që nga e premtja nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët.
Advertisements
Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu shtatori pritet të sjellë një valë tjetër të përhapjes së infeksionit, por numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid, si dhe numri i personave të vaksinuar do të frenojnë shtrimet në spitale dhe humbjet e jetëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!