Përplasen “kokë më kokë” mjetet në aksin Shkodër-Koplik, plagosen rëndë dy shoferët, nisen me urgjencë në spital (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e tyre.

Advertisements

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa dy makinat kanë marrë dëmtime të shumta.

Shkak për aksidentin raportohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëviznin të dy mjetet. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParaqitjen kundër Francës, Dalot: Ëndrra ime u bë realitet
Artikulli tjetër72-vjeçarja me fizikun e një modeleje tregon sekretin e formave perfekte