“Për ty nuk shkoj te gratë 3 muaj”, Iliazi ‘skuq’ nga turpi Arbana Osmanin (video)

Iliaz Laskaj, mbrëmjen e djeshme është rikthyer në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Advertisements

Iliazi u bë i njohur në Shqipëri, pasi ka dy gra, në 2001 është martuar me Anifen, por pasi nuk kishin dot fëmijë ai është martuar edhe me Manushaqen në 2005.

Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të. Fëmijë të ardhur në jetë nga të dyja gratë.

Advertisements

Ai ishte sërish i ftuar në emision mbrëmë, ku ka treguar edhe një herë historinë. Por kur u fut në studio ai ka refuzuar të ulet duke thënë “për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë, nuk ulem”.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi ndër të tjera.

Teksa Arbani i tha se ndoshta nuk ulet se i bëhen gratë xheloze. Ai tha “për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, teksa në studio “plasën” të qeshurat.

Ilazi tha se se bënte shaka, ndërsa më pas është ulur, ku kanë vijuar edhe bisedën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShtohen rastet me depresion, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve në vend! Këto janë pasojat që solli pandemia e COVID-19
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 6 qershor 2021