“Pas 3 muajsh, do të lidhet me…”/ Astrologia parashikon fatin e Teas së Për’Puthen

Astrologia Laura Bilalli ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e jetës sentimentale të ish konkurrentes së Për’Puthen, Tea Trifonit.

Advertisements

Në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku po diskutohet për fatin, Bilalli tha se Tea: “Do lidhet për 3 muaj. Fati do varet nga ajo vetë. Më shumë mund të jetë pjesë e biznesit se e televizionit. Do jetë shenja ‘luan’.”

Lidhja e përfolur e Teas me Beartin mori fund vetëm pak kohë pasi u bënë virale fotografitë e tyre të para duke u puthur në dëborë. Ata u njohën gjatë spektaklit “Për’puthen” por u dashuruan e u lidhën jashtë këtij formati.

Advertisements

Që pas konfirmimit të lidhjes ata kanë qenë të pandarë ndërkohë Tea e ndante kohën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndarja erdhi pikërisht për ditëlindjen e Teas, e cila ndodhej me Beartin dhe familjarët në Turqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i madh, shteti evropian hap plotësisht kufijtë
Artikulli tjetër“Aty më shumë shikon p*rno se art, Irini Qirjako çuditet nga klipi i këngës së Ana Lleshit