Problemi fillon kur ndonëse keni mbajtur dieta strikte gjatë gjithë vitit përësëri ndjeni se nuk keni arritur rezultatin e dëshiruar. Ka disa arsye përse trupi reagon në këtë mënyrë pesë prej të cilave shpjegohen më poshtë.
Advertisements
Jeni të stresuar
Qetësohuni! Stresi kronik po e bën trupin tuaj të mbiprodhojë një hormon të quajtur kortizon. Ky hormon mund të eleminojë fibrat e muskujve, mund të dëmtojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të rrisë neuropatitë e trurit. Ndërsa mungesa e një ore gjumi për tre netë rradhazi mund të prodhojë disa hormone që shtojnë urinë dhe ulin nivelin e ngropjes.
Probleme me tiroidet
Përafërsisht një e treta e të gjithë grave dhe burrave në botë kanë probleme me tiroidet. Shpeshherë kjo shkaktohet nga stresi apo mund të jetë e trashëguar gjenetikisht. Ndaj nëse nivelet e gjëndrës së tiroidës në trup janë jashtë balancës ose nuk janë aktive metabolizmi juaj do ta ketë më të vështirë të humbasë në peshë.
Advertisements
Problemet me hormonet
Sipas një studimi të vitit 2011, hormonet ngadalësojnë humbjen në peshë. Në periudhat kur mbani dietë trupi mund të prodhojë një sërë hormoesh të cilat ndikojnë në shtimin e ndjenjës së urisë tek njerëzit.
Ndjeshmëria ndaj ushqimit
Studime të shumta tregojnë se ka një lidhje mes obezitetit dhe alergjive ndaj ushqimit. Kur konsumoni ushqime ndaj të cilave jeni të ndjeshëm apo intolerantë në trupin tuaj lëshohen disa hormone të cilat rrisin dëshirën për të ngrënë. Këto çrregullime hormonale ndaj ushqimeve të caktuara kanë tendencën t’ju shtyjnë pikërisht drejt ushqimeve që nuk duhet të konsumoni. Reaksione të tilla mund t’a fryjnë organizmin tuaj dhe të ngadalësojnë metabolizmin e për rrjedhojë ju nuk do të humbisni në peshë./AgroWeb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!