“Nuk i kam publikuar unë”/ Kapedani ‘justifikohet’ pasi i dolën videot pròvòkuese

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila bëri bujë të madhe pas publikimit të videove provokuese është marrë dje në pyetje për tre orë me radhë nga ana e Inspektorëve të Lartë të Drejtësisë.

Advertisements

Kapedani ka deklaruar para ILD-së se nuk i ka publikuar ajo videot, se s’e di se kush mund t’ia ketë marrë nga celulari, por duke kaluar në heshtje pyetjet e inspektorëve që lidheshin me kodin e etikës dhe parashikimet e tij që ambientet e gjykatës nuk duhet të filmohen.

Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që akuzohet se ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës, apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me ar më, apo gishtin e mesit.

Advertisements

Gjyqtarja i qëndroi deklaratës fillestare se nuk është autorja e publikimit të këtyre videove, por pa mohuar se i ka filmuar vetë, apo se ka qenë në dijeni se po filmohej. Ndërkohë, këtë të mërkurë Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procesin për shkakrimin e saj dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHeqja e abonesë së përgjithshme, të rinjtë ngrihen në protestë: Kjo është e tepërt!
Artikulli tjetërNesër provimi i parë i Maturës, rregullat që duhet të ndiqen