Pamje shqetësuese/ Një tornado shkatërruese gòdèt shtetin europian, 3 persona kanë humbur jetën dhe 150 janë plàgòsùr (VIDEO)

Së paku 150 njerëz u pla gos ën pasi një tornado e fuqishme përfshiu të enjten disa fshatra në juglindje të Republikës Çeke.

Advertisements

Stuhia shkatë rroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.

“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

Advertisements

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të pr ekurit.

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze.

Pasi vizitoi rajonin e go ditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të tra fikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.

Tornadot janë të rralla në Evropë, krahasuar me SHBA-në, ku regjistrohen mesatarisht mbi 1,000 në vit./ REL


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi t’ja kërkoni paratë dikujt që ju ka borxh, ja menyra praktike, pa u vënë në siklet
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Vlorë, dyshohet për humbje jete (foto)