Nga shtëpia me kallamë e qerpiç dhe të mbytura në borxhe, tek apartamenti i ri, Elvisi dhe Fatma Naçi nxjerrin nënë e bijë nga mjerimi

Elvis dhe Fatma Naci udhëtuan në Krutje të Lushnjes të prekur thellësisht si mijëra shqiptarë nga historia e trishtë e 11 vjeçares, Brikelda, dhe nënës së saj Maries. Ato jetojnë në një banesë me kallamishte, e cila është gati në rënie.

Advertisements

Elvisi: Kemi ardhur në Lushnje, vajza 11 vjecare ka një ëndërr të madhe, ajo nuk e di se sot është dita që do i plotësohet ajo ëndërr, ajo është jetime sot do shikojë një gjë të begatshme dhe shumë të mirë. Fatma: këto surprizat duken si të njëjta cdo javë, po gjithmonë për ne emocioni është shumë i fortë shumë i madh.

Elvisi dhe Fatma vizitojne Marie Davidhin dhe vajzen e saj 11 vjecare jetime Brikeldën ku bëjnë edhe bisedat e rastit.
Elvisi: Në shkollë si shkon?
Brikelda: Shumë mirë jam me nota
Maria: Me vetëm 27 mijë lekë të vjetra jetojmë gjithë muajin, kaq e kemi pensionin, me miell huaj jetojmë, mbajmë ndonjë zog vetëm kaq, jeta është shumë e vështirë. Jam rritur vetë jetime, vajza është me 10-ta, jam dhe debitore nuk i paguaj dot dritat, në dimër e mbaj vajzën mbështjellë me plastmas. Prej 11 vitesh këtu jetojmë, më tha se do i shkruante vetë Elvisit. Kushtet e mia këto janë, me qiri ka shkruajtur detyrat vajza për një vit.
Brikelda: Kërkova të më ndihmojë me një shtëpi, e di që është fjalë e madhe. Me qiri i bëj detyrat, mua më mungon edhe babi nuk jam si fëmijët e tjerë, uroj që një ditë do ndryshojë.

Advertisements

Elvisi: Ti je si gjithë fëmijët e tjerë, jeta i ka këto sprova, ti je me dhjeta, je e edukuar
Fatma: Unë po shikoj që vajza ka shpresë, ëndrrën më të madhe e kishte të ishe mësuese, nëse do kesh një shtëpi mendon se do i realizosh edhe ëndrrat e tjera
Elvisi: Shiko nga gjembi ka dalë diçka më e bukur ka dalë trëndafili, do shikojmë tani diçka më të bukur
Në apartamentin e ri në qendër të Lushnjes, vajza u surprizua aq sa nuk po gjente fjalët për tu shprehur.
Fatma: Endrra më e madhe që kishe sot u realizua sot, e di që nuk po e beson sot këtë që shikon, edhe Maria

Maria: Falënderoj gjithë stafin dhe shqiptarët që kontribuan për mua dhe vajzën time
Elvisi: Kur më nise mesazhin a e prisje që do të realizohej?
Brikelda: Nuk e prisja, dhoma ime është shumë e bukur, këtu nuk do kemi më ftohtë, do jemi të sigurt, tani ndihem e barabartë më të tjerët
Elvisi: Shumë fëmijë nuk e kanë shtëpinë kaq të bukur, ti do vazhdosh gjimnazin, ne kemi disa projekte për arsimin, me zemrën e mirë ti do bëhesh një bamirëse për ata që kanë nevojë. Kur të vish në Tiranë do na takosh, do takohemi edhe me Asjan, do hamë akullore

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Non grata” në SHBA/ Berisha: Dorëheqjen s’e jap, përkundrazi…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 5 qershor 2021