Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale, flet Gonxhe

Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave. Ndërkohë mësohet se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.

Advertisements

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore. Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.

Më pas do të fillohet me mjetet e tjera, sipas afatit të skadencës. Rezervimi për të kryer kontrollin teknik edhe për qytetarët do të bëhet në e-albania për të shmangur në këtë mënyrë edhe radhët që mund të krijohen.

Advertisements

Ndërkohë sipas informacioneve aktualisht po punohet për ta marrë këtë shërbim rreth 50 mijë automjete të importuara të përdorura, të cilat janë targuar këtë vit por janë pa kolaudim.

Ky kategorizim sipas DPSHTRR është bërë së pari për shkak se shumica e automjeteve private kanë certifikata të vlefshme, të paskaduara. Së dyti një pjesë tjetër e madhe përfitojnë +12 muaj vlefshmëri si pasojë e ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe së treti sepse duhet përballuar fluksi i automjeteve në pikat e kontrollit.

Nga ana tjetër po vijohet me fotografimin në rrugë i makinave që paraqiten me probleme të dukshme dhe bëhet njoftimi i tyre që të paraqiten urgjent për kolaudim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Greqia vendos të hapë kufijtë me Shqipërinë
Artikulli tjetërVràsèsì nuk ishte emigrant shqiptar, komuniteti shqiptar në Greqi kërkon reagimin e autoriteteve që të…