Disa ditë më parë, Ilir Lara vendosi që të deklarohej vetëm për Gilberten në emisionin “Për’puthen +40”. Pas kësaj deklarate edhe mësuesja u shpreh se ishte në program vetëm për Ilirin.
Advertisements
Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here bëjnë bashkëbisedime të ndryshme me ndjekësit e tyre. Së fundmi ka qenë Iliri, ai që u është përgjigjur pyetjeve të fansave.
Një ndjekës e ka pyetur se cila është gjëja më e bukur që shikon te Gilberta dhe ai ka thënë tre cilës: “Inteligjenca, ëmbëlsia dhe pastërtia”.
Advertisements
Duke qenë se ata zihen shumë me njëri-tjetrin, një fans e ka pyetur nëse janë të zënë sërish.
“Ky është fakti; nuk po zihemi dot, nuk dimë si… S’kemi as qejf dhe as fantazi për të gjetur një përse… Mendoj se shkaku është vapa e madhe”, i përgjigjet Iliri.
Ndërsa një tjetër i ka bërë kompliment Gilbertës dhe konkurrenti i “Për’puthen +40” e ka ‘kërc ënuar’ me përgjigjen e dhënë.
“Gilberta është vajza më e nxehtë në Për’puthen dhe pikë”, i shkruan dikush dhe Iliri i përgjigjet: “Në fakt, ju mund të digjni duart e juaja nëse prekni atë”.Top Channel
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!