Një nga personazhet më të komentuara në edicionin e dytë të “Përputhen” ishte edhe Arsimi nga Maqedonia e Veriut, por që prej disa vitesh tashmë jetonte në Zvicër.
Advertisements
Ai u bë shpesh herë kryefjalë në media, ku së fundi ishte protagonist në “largimin” e Antonelës nga programi.
Kjo pasi, teksa të gjithë pyesnin se ku ishte Antonela, ajo shfaqej me Arsimin në Romë, shkruan meganews.al.
Advertisements
Por, kur kanë kaluar disa javë, me sa duket, pas publikimit të klipit muzikor Arsimi është i fokusuar diku tjetër.
Në disa pamje të publikuara në Insta Story, ai shfaqet me një vajzë, në pamje të parë – e panjohur për publikun.
Kjo ka ngritur dyshime nga ndjekësit, të cilët po aludojnë se ajo dhe Arsimi janë lidhur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!