Me jelek antiplùmb dhe i rrethuar nga policia, momenti kur piloti që vràù gruan e tij mbërrin në Prokurori (video)

Ky është momenti kur burri i Caroline Crouch ka mbërritur në gjykatë pasi u akuzua për vr asjen e saj.

Advertisements

Nga pamjet shihet qartë që ai mban veshur një jelek antiplu mb në ngjyrë të bardhë, maskën antiCovid si dhe i rrethuar nga forca të shumta policie.

Ditën e djeshme, Babis Anagnostopulos pranoi se ai e mbyti 20-vjeçaren deri në vde kje pasi prova të reja dolën në dritë.

Advertisements

32-vjeçari përmes avokatit të tij ka kërkuar një dënim shembullor.

Sipas avokatit, Vassilis Spyrou , i akuzuari është “tronditur nga fakti i vde kjes së Caroline” ndërsa vlerësimi i tij personal është se klienti i tij “u relaksua” me rrëfimin e tij.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore” dhe “abuzim me kafshët”. Ai akuzohet gjithashtu edhe për shkeljet: “akuza e rreme” sepse bëri të dyshuar të tjerë për veprimet e tij dhe “dëshmi të rreme”.

Policia greke në deklaratën zyrtare tha se patën indice që në fillim se vr asësi i 20-vjeçares ishte bashkëshorti i saj. Ky i fundit sajoi skenarin e gra bitjes, madje mbyti edhe qenin që të dukej sa më i besueshëm. Madje, teksa fliste për tre gra bitës që iu futën në shtëpi, ai tha se njëri prej tyre fliste shqip. Hetuesit arritën të zbardhin ngjarjen me anë të pajisjeve teknologjike, ora biometrike që Caroline kishte në dorë dhe telefoni smart i autorit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVràù Fabiol Gaxhën dhe plàgòsi Eljon Haton, merret vendimin për truprojën e Elvana Gjatës
Artikulli tjetër“Pastruesja më kapi mat me burrin në hotel”, momenti i sikletshëm i blogeres shqiptare