Mjeku i Danimarkës jep lajmin e gëzueshëm: Eriksen është në humor të mirë

Morten Boesen, mjek i ekipit kombëtar të Danimarkës, siguroi këtë të dielë në një konferencë për shtyp se gjendja e Christian Eriksen është e mirë, por ai është ende nën vëzhgimin e tyre pasi u shemb në fushë këtë të shtunë në minutën e 43-të sfidës Danimark-Finland.

Advertisements

“Të gjitha testet që po bëjmë po shkojnë mirë, ” shpjegoi Boesen. “Por Christian është ende i shtruar në spital dhe nën vëzhgim. Po, ai është në humor të mirë ”, shtoi mjeku.

Advertisements

I pyetur se cila ishte arsyeja se përse ndodhi shembja në fushë e lojtarit të kombëtares daneze, Boesen tha se “ende nuk kemi asnjë përgjigje për këtë pyetje . Kjo është një nga arsyet pse ai ende ndodhet në spital”.

Anëtarët e Federatës kanë shpjeguar se lojtarët e Danimarkës kanë zhvilluar një bisedë me video-call me shokun e tyre, i cili vazhdon të qëndrojë në spital, duke konfirmuar se futbollisti i Interit është duke u përmirësuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModelja tregon historinë gjatë pushimeve: Ish-i më mbante mbyllur (Fotot)
Artikulli tjetër‘Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru’/E kritikuan për foton e vajzës, reagon ashpër Arbenita