Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat greke ka dhënë detaje nga ekzaminimi, autopsia që iu bë 20-vjeçares britanike që u mb yt në muajin maj, ndërsa autori, që ishte burri i saj u zbulua 37 ditë më pas duke tro nditur vendin fqinj.
Advertisements
Mjeku është shprehur se Caroline ishte në gjumë përpara se të su lmohej nga Babis dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje që të përgjigjej 100%.
“Caroline ishte në gjumë para se të su lmohej dhe prandaj u befasua dhe nuk ishte në gjendje të përgjigjej në mënyrë efektive” tha ekzaminuesi mjekësor. Ai iu referua rrethanave të vd ekjes së Caroline në Glyka Nera dhe përfundimeve të nxjerra nga raporti.
Advertisements
“Vd ekja e vajzës së re ishte e ngadaltë dhe to rturuese” tha ai më tej. “Burri e mbyti atë për 5-6 minuta.
Siç na tregon ora biometrike që vajza kishte, Caroline ishte në gjumë para se të su lmohej dhe për këtë arsye ishte e befasuar dhe nuk mund të reagonte në mënyrë efektive” theksoi ai.
Së fundmi, në lidhje me pretendimin e autorit të kr imit se ai ka mbetur pa ndjenja për 2 orë, ai theksoi se një gjë e tillë është e pamundur, sepse kur një person humbet vetëdijen për një kohë kaq të gjatë, ai ka nevojë për ndihmë mjekësore për t’u kthyer. Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar tashmë ndodhet pas hekurave
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!