Meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti në fundjavë, tregon kur rikthehen ditët me kthjellime e temperatura të larta

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë, por edhe fillimin e javës së ardhshme.

Advertisements

Teksa prej ditësh vendi është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm, Osmani tha se e njëjta situatë do të përsëritet dhe nesër, ndërkohë që të dielën do të ketë prezencë më të madhe të kthjellimeve.

E megjithatë, pavarësisht temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius, Osmani tha se nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të shiut në mesditë. Sa i takon javës së ardhshme, Osmani tha se pritet që të kemi mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm.

Advertisements

“Dita e shtunë ka kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të krijohen mundësi për reshje shiu. Mbrëmja e të shtunës rikthen motin e kthjellët, që do të zgjasë dhe ditën e dielë, një pjesë e zonës qendrore dhe malore do të kenë sërish reshje lokale shiu përgjatë mesditës.

Javën e ardhshme do të kemi rikthim të motit të kthjellët, është vënë re një ndryshim i shpeshtë i vlerave termike. Të dielën do të kemi një rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.

Temperaturat e larta krijojnë mundësinë e reshjeve afatshkurtra, janë masa që vijnë nga veriperëndimi, kemi avullim të menjëhershëm të sipërfaqeve të ujit, që shkaktojnë edhe reshjet”, u shpreh Osmani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe rritjen e vaksinimit në Evropë fluturimet arrijnë në nivele rekord
Artikulli tjetërNëse keni dyshime se partneri po ju tradhton, ja si duhet të veproni