Melisa: Më duket sikur jam qërruar prej Andit, nuk më bie mend…

Andi dhe Melisa janë çifti i vetëm (i deklaruar), që ka mbetur nga njohjet e krijuara në emisionin “Për’puthen”.

Advertisements

Sot, të dy ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar”, të emisionit “E Diell”, ku folën më shumë për njëri-tjetrin dhe planet personale.
Melisa tha se së shpejti do të publikojë këngët e tretë, ndërsa është e kënaqur nga mënyra si publiku ka pritur dy këngët e para të saj “Leje” dhe “U kry”.

Një nga pyetjet e publikut ishte sa konkurrencë ka dhe cili nga të dy “do të sundojë këtë verë”?
“Nga ana profesionale, nuk besoj se jemi në fusha të njëjta, po dhe sikur të ishim, do ishim krah për njëri-tjetrin, jo kunkurrencë. Nga ana personale, unë jam mirë kështu si jam me të, nuk më bie mend, më duket vetja sikur jam qërruar”, u përgjigj Melisa, duke nënkuptuar se ndjenjat për Andin janë mbi të gjitha.

Advertisements

Ndërsa Andi rrëfeu se nuk kanë dalë shumë në publik, pasi kanë gjetur rehat me njëri-tjetrin.
“Ne kemi njëlloj bashkëbisedimi me njëri-tjetrin. Një marrëdhënie do të thotë merr dhe jep dhe ne e kemi totalisht të zotëruar këtë gjë. Tani, ka edhe të vetat, njëherë më ngrihen nervat mua, njëherë i ngrihen Melisës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrαsja e katërfishtë në Velipojë, policia arreston dy të plαgosurit që gjenden te “Trauma”, shpallen në kërkim tre djemtë e Hasan Ferracakut
Artikulli tjetërPlαs shêrri në Durrës, 40 vjeçari plαgos me thikë 2 sirianët, αrrestohet nga polciia (EMRI)