Igli Madani raportohet se ka qenë shoferi i mjetit Audi që shkaktoi aksidentin tragjik sot në autostradën e Vlorës. Në rrjetet sociale janë dhe foto e mjetit që mëngjesin e sotëm lëvizte me shpejtësi skëterrë drejt qytetit bregdetar.
Advertisements
Siç shihet nga pamjet, mjeti me targa AA 107 XX është një Audi i viteve të fundit dhe një prodhim tepër luksoz.
Advertisements
Mjeti i drejtuar nga i riu Igli Madani, mori përpara një mjet tjetër tip Toyota ku udhëtonte një familje nga patosi, e cila ditët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe sot do të shkonte për pushime në Vlorë. Ndërruan jetë 4 anëtarët e familjes Gushi, Eduart Gushi dhe Silvana Gushi, dhe dy vajzat e mitura të çiftit, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!