Pas aksidenteve të shumta që kanë tron ditur vendin, ku një nga më të rëndit ndodhi mëngjesin e 25 qershorit ku u shua një familje me 4 anëtarë, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë denoncimesh të shoferëve të papërgjegjshëm.
Advertisements
Duke iu referuar të dhënave nga ekspertizat e policisë, shkaku kryesor i aksidenteve është shpejtësia tej normave e drejtuesve të mjeteve si dhe parakalimet e gabuara. Ndërkohë në videot e publikuara në rrjet shihet një makinë tip “Benz” që i kryen të dy këto shkelje njëkohësisht. Ajo që duket më e rëndë është se këto shkelje drejtuesi i “Benzit” që në xhamin e përparëm mban logon “Kuvendi i Shqipërisë”, i bën nën hundën e policisë së shtetit.
Madje videot janë filmuar nga vetë personi në fjalë, që në dukje duket se nuk ia ndjen fare për policinë e shtetit. Në video shihet qartë se ai bëhet një burim i rrezikshëm aksi denti duke u futur në parakalim edhe pse në krahun tjetër ka makina. Madje në një moment duket teksa parakalon një makinë policie në krahë të kundërt me një shpejtësi tej normave të lejuara
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!