Parlamenti Evropian ditën e sotme është mbledhur për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Advertisements
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.
Santos me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se populli shqiptar e meriton hapjen e negociatave.
Advertisements
“Moment i rëndësishëm për Shqiërinë. Rruga për në Bashkimin Europian duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Bashkimi Europian duhet të caktojë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë zhvillim,” shkruan Santos në postimin e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!