Makina aksidenton këmbësoren në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11 në Durrës, ku një këmbësore është përplasur nga një makinë.

Advertisements

Ajo ka marrë disa plagë të lehta në trup dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se e plagosura është shtetase italiane, pasi dëshmitarët e ngjarjes treguan se ajo fliste vetëm italisht.

Ndërkohë shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja para mbërritjes së policisë, ndaj këta të fundit e kanë shpallur në kërkim.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas pak fillon ndeshja më e madhe e këtij europiani, këto janë formacionet zyrtare të Gjermani-Francë
Artikulli tjetërArti në zi/ E përplasi motori teksa po kalonte vizat e bardha, ndërron jetë në spital aktorja e njohur