Lumi i fundit i egër në Europë, shkencëtarët e huaj vijnë në Shqipëri për të mbrojtur Vjosën!

30 shkencëtarë nga Austria, Shqipëria, Italia dhe Gjermania po studiojnë dy degët kryesore të Vjosës si dhe kanë bërë gati të gjitha të dhënat që do të përdoren për të kundërshtuar në gjykatë projektet e planifikuara të hidrocentraleve.

Advertisements

Këta shkencëtarë që prej datës 30 maj deri në 5 qershor kanë mbledhur të dhëna në dy deget e Vjoses ne Shushice dhe Benc.

Gjatë kësaj jave kërkimore të organizuar dy shkencëtareët kryesorë prof Fritz Schiemer nga Vjena dhe homologu shqiptar prof Aleko Miho kishin qëllim të ndiqnin kërcënimin e hidrocentraleve në Vjosë që është ndalur momentalisht.

Advertisements

5 HEC-e jane planifikuar ne Shushice ndërsa Benca kercenohet nga jo me pak se 8 HEC-e. Shkenctarët shpjegojnë se për të mbrojtur Vjosën është jetike mbrojtja e degëve të saj, nëse shkatërroni degët e saj Vjosa do të shkatërrohet gjithashtu ashtu si trungu i një peme i cili vdes përfundimisht nëse pritni degët e saj ka thënë Schiemer.

E ndërsa prof Aleko Miho ka pohuar: “Ne ofrojmë edhe njëherë mbeshtetjen tonë për qeverine e sapo zgjedhur ne mbrojtjen e rrjetit unikte lumit Vjosa dhe krijimin e parkut kombetar te lumit te eger te Evropes.

Vjosa eshte lumi i fundit i madh i eger ne Evrope jashte Rusise. Pergjate rjedhes se saj prej gati 279 km lumi rjedh teresisht i panderprere nga malet e Pindit ne detin Adriatik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje të rënda/ Momenti kur ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj i merr jetën të riut Klodian Rasha (video)
Artikulli tjetërI fundit/ Komiteti i Ekspertëve merr sot vendimin për vaksinimin e fëmijëve duke nisur nga 12 vjeç