LSI shuplak Ramës: Po shet gjithë detin, marrëveshja me Greqinë është mbyllur në tetor

LSI ka akuzuar rëndë kryeministrin Edi Rama se po i shet detin Greqisë. Ka qenë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili që përmes një postimi në Facebook hodhi këto akuza.

Advertisements

“Edi Rama e ditkërka shumë mirë sesi bëhet dhe miratohet një marrëveshje për kufijtë shtetërore por tani mohon veten dhe gjithë ç’ka deklaruar ndaj e pyesim sot: Pengu i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që po shet jo një litër ujë deti, por të gjithë detin e Shqipërisë?? Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama që vendos për një zgjidhje që e vë Shqipërinë në disavantazh shumë të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare??

Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Edi Rama, që marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor, nuk e ka çuar as në Kuvend dhe as te Presidenti?? Peng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime të tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ia ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund të jetë gjë tjetër shitja e kufijve shtetëror, që ai po kryen”, tha ai, ndërsa kërkon përgjigje për pyetjet që ka shtruar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKombinini absurd, Tik- Tok na sugjeron të konsumojmë shalqinin me mustardë, të gjithë mahniten nga shija
Artikulli tjetërDῖgjet vetura, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre