Lajmi fundit/ Shoferja ngatërron frenat me gazin, merr përpara këmbësorin

Një incident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Advertisements

Makina me targë AA 690 NA, që drejtohej nga një grua, ka marrë para një këmbësor që po ecte në trotuar.

Në momentin e ngjarjes drejtuesja e mjetit, ka tentuar të parkojë, por situata i ka dalë jashtë kontrollit, duke marrë para kështu këmbësorin.

Advertisements

Sipas policisë, duket se drejtuesja e mjetit ka ngatërruar pedalin e frenit me atë të gazit dhe për pasojë, mjeti ka hipur mbi trotua, aty ku po kalonte edhe këmbësori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKèrcènòhèt familjarisht deputeti shqiptar, bën kallëzimin në Polici: Prokuroria t’i zbulojë!
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Shijak-Xhafzotaj, Audi ‘fluturon’ në ajër këmbësorin