Një ngjarjeka ndodhur në Greqinë fqinje, pasi një grua 64-vjeçare është gjetur e plag osur rëndë, mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pak metra larg shtëpisë së saj.
Advertisements
Gruaja u gjet nga disa kalimtarë, të cilët lajmëruan ambulancën, por ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.
Mediet fqinje shkruajnë se sipas policisë gruaja ishte e divorcuar dhe hetimet janë përqendruar në mjedisin familjar të saj, pasi ajo dyshohet se kishte mosmarrëveshje financiare me një të afërm.
Advertisements
Po ashtu pritet që të merren edhe dëshmitë e personave që e njihnin çka do t’i ndihmojë autoritetet në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Policia është duke punuar për gjetjen e ish-bashkëshortit të gruas që humbi jetën, me të cilin kishte edhe mosmarrëveshje, por që është zhdukur që nga mbrëmja e kaluar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!