Lajmi fundit/ Grabitën 75 mijë euro në Përmet, policia arreston autorin e dytë

Njoftimi i plotë i Policisë:

Advertisements

Ndalohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vo dhën një shumë parash në banesën e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vje dhja” kryer në bashkëpunim.

Advertisements

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. P., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fi shekë luf tarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZgjohet pas 10 muajsh në koma, 37-vjeçarja prek të gjithë kur thërret “nënë”
Artikulli tjetërKongresmeni letër DASH pas pyetjeve ndaj Blinken: Dua informacion të detajuar për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës