Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë. Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në aksident është përfshirë një fugon, i cili është përmbysur.
Advertisements
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fugoni nga pakujdesia ka dalë anës rrugës duke goditur një gur dhe më pas është përmbysur. Brenda në mjet kanë qenë tre persona të cilët kanë marrë pla gë të lehta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!