Zhdukja e ish-shefit të policisë në Ulqin, hetimet nxjerrin në pah detaje të reja

Ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prej 10 ditësh është zhdukur.

Advertisements

Mediat vendase raportojnë se dyshohet që ElezoviՎ mund të ketë kaluar nga Shqipëria me dokumente false për t’u arratisur më tej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hetuesit dyshojnë se ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, është larguar pasi kishte fr ikë se do të arrestohej pas seancës që ishte planifikuar që të mbahej për të.

Advertisements

Oficeri malazez mund të ketë kaluar nga Mali i Zi për në Shqipëri në mënyrë klandestine, teksa thuhet se në Shipëri ai është pajisur me dokumenta false dhe më pas është arratisur në një shtet tjetër, paraprakisht dyshohet se është larguar për në SHBA.

Elezoviç dyshohet se kishte lidhje me një grup trafik antësh dhe lidhja e tij me grupet kriminale ishte zbuluar nga prokuroria malazeze.

Bëhet me dije se Elezovic është i përfshirë në traf ikun e dro gës prej 1.5 ton marijuanë, të cilët u kapën pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona.

Një nga të arrestuarit është shprehur se Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët.

Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur traf ikun në të dyja anët e kufirit, raporton. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 6 qershor 2021
Artikulli tjetërPandemia Covid-19, Kosova regjistron 1 mijë e 334 raste aktive të infektuar me virus