Vr asja e 20-vjeçares britanike në Greqi nga bashkëshorti i saj është zbardhur, por ende jo të gjithë pyetjet e ekspertëve kanë marrë një përgjigje përfundimtare për të mbyllur dosjen
Advertisements
.Pse Caroline nuk rezistoi, duke luf tur për të marrë frymë? Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.
Media greke ‘Ta Nea’ shkruan se në 4:05 të mëngjesit në 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 4:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.
Advertisements
Pyetja kryesore është: Pse Caroline nuk rezistoi, për sa kohë që vr asësi i saj rrëfeu se vi ktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Për herë të parë, Anagnostopulos pohoi se, ‘Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk’.
Ndërsa në dëshminë e dyte piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.
Në të dy rastet, thonë ekspertët, vi ktima do të përpiqej të merrte frymë.
‘Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhu ne, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhu në të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.
Shpjegimi i vetëm logjik që vi ktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme, pra që vi ktima të kishte qenë në gjumë. Por piloti grek pretendoi se ai nuk e kishte planifikuar krimin dhe se viktima në atë kohë tregoi sjellje agresive ndaj vetes dhe fëmijës së tyre.
Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhu nës së fortë në trup”.
Nëse autori i kri mit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vr asësin” shkruan media greke.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!