Mediet në shtetin fqinj vazhdimisht kanë përmendur shqiptarët si autorë të mundshëm të vr asjes makabre të 20-vjeçares Caroline Crouch, dhe tani prej tyre kërkohet falje publike. “Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tro nditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tro nditi mbarë opinionin publik në vend”, thuhet në deklaratë.
Advertisements
“Ashtu si të gjithë, kemi ndjekur të tro nditur zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte për familjarët e vi kt imës 20-vjeçare, Caroline Crouch!
Por, në të njëjtën kohë, kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kr imi nel tepër i rre zikshëm ‘shqiptar’ apo ‘gjeorgjian’. Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kr imi nelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe ra ciz min në shoqërinë greke.
Advertisements
Dënojmë thellë aktin e fr iksh ëm të vr as ësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar dhe kërkojmë nga mediet greke të kërkojnë falje në publik për shpi fje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar” theksohet në deklaratë, ku më tej bëhet thirrje për të mos kultivuar urrejtjen në shoqëri, por bashkëjetesën në harmoni me njëri tjetrin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!