Lajm i mirë nga Greqia/ Ja çfare ndodh nga 14 qershori në Kakavijë

Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë.

Advertisements

Burime diplomatike greke thonë se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.

Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Advertisements

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mos fol, o llapaqen”, Balla përballet me momentin e sikletshëm gjatë deklaratës për media(VIDEO)
Artikulli tjetërFoto e Ramës me Kurtin/ Vetëvendosje: Nuk ishte përqafim vëllazëror, por prej boksieri