Lajm i madh, shteti evropian hap plotësisht kufijtë

Lëshimi i pasaportës digjitale të vaksinimit në Bashkimin Europian po i hap rrugë turizmit ndërkombëtar.

Advertisements

Vendi i radhës që hapet për vizitorët e huaj është Franca, pasi nga data 9 qershor europianët do të mund të udhëtojnë lirshëm në këtë vend, ndërsa turistët nga pjesa tjetër e botës, gjithashtu nuk do të hasin pengesa nëse janë të vaksinuar, të shëruar apo me test negativ ndaj sëmundjes.

Megjithatë për vendet që paraqesin ende rrezikshëmri nga qarkullimi i varianteve të virusit apo shkalla e lartë e infektimit, do të zbatohet lista e kuqe që përmban kufizime të rrepta dhe në të clën përfshihen 16 shtete, mes tyre India , Afrika e Jugut dhe Brazili.

Advertisements

Jashtë Europës, shumica e pjesës tjetër të botës klasifikohet si “portokalli” në rregulloren e re të udhëtimit të lëshuar nga qeveria franceze.

Vizitorët e vaksinuar nga këto vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, nuk do të kenë më nevojë të bëjnë karantinë gjatë mbërritjes dhe nuk do të duhet më të justifikojnë arsyet e udhëtimit të tyre në Francë. Sidoqoftë, do t’u kërkohet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë ose një test antigjen negativ jo më shumë se 48 orë.

Vizitorët evropianë dhe ata nga shtatë vende të klasifikuara si “të gjelbra”, Australia, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re dhe Singapori, nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen testimit nëse janë vaksinuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRoza Lati ‘djeg’ rrjetin me setin e fundit të “Bilionaire” (FOTO)
Artikulli tjetër“Pas 3 muajsh, do të lidhet me…”/ Astrologia parashikon fatin e Teas së Për’Puthen