LAJM I FUNDIT/ Po transportonte një të sëmurë, shoferi hyn me semafor të kuq, aksidenton këmbësoren dhe dy makina…Detajet

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku sipas policisë, automjeti që po transportonte një të sëmurë hyri me semafor të kuq.

Advertisements

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se mjeti përplasi një këmbësore, me pas aksidentoi edhe dy makina te tjera.

E plagosura u dergua në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

“Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet ne njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundjava sjell fluks në Qafë-Thanë, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar
Artikulli tjetërZbulohet kafka e njeriut-dragua/ Ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!