Kush është burri që goditi me shuplakë Macronin

Burri që goditi me shuplakë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.

Advertisements

Sipas policisë franceze, i riu i identifikuar vetëm si Damien T., pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.

Advertisements

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEMRI/ Kush është gjyqtarja që zëvendëson Enkeleda Kapedanin pas videove në “Tik Tok”
Artikulli tjetërAq shumë e shijojnë lirinë sa rrezikojnë të mos martohen, këto shenja horoskopi kanë arsyet e tyre