Personi në foto është Mimoza Kasa, e cila humbi jetën ditën e djeshme në Elbasan, pasi ra nga autobusi.
Advertisements
Kasa, 47-vjeçe, nënë e tre fëmijëve humbi jetën, pasi shoferi i autobusit bëri manovra dhe ajo përfundoi jashtë mjetit.
47-vjeçarja ka marrë len dime të shumta dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Policia ka ndaluar shoferin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisements
“Është ndaluar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të len dimeve të marra ndërroi jetë në spital”, njoftoi policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!