Kishin humbur në Theth! Policia gjen dy turistët polakë, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës

Policia e shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës i kanë ardhur në ndihmë një turisteje nga Polonia.

Advertisements

Pas njoftimit të marrë mbrëmjen e djeshme, se në fshatin Theth dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, policia në bashkëpunim me banorët e zonës janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët.

Policia njofton se gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Advertisements

Ndërsa, për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, punonjësit e policisë i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela i del në mbrojtje kryegjyqtares së Elbasanit
Artikulli tjetërVatër zjαrri në Karaburun të Vlorës, dyshohet zjαrrvenie e qëllimshme nga barinjtë e zonës