Keni plane për plazh?! Porja zbulon si do të jetë moti nesër

Drejtuesja e zyrës operacionale në Meteoalb, Lajda Porja në një lidhje me skype me Fax News, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, që duket të jetë pjesërisht e favorshme për plazh.

Advertisements

Kjo pasi duke nisur nga pasditja e ditës së nesërme, në shumë pjesë të vendit do të nisë aktivizimi i temperaturave dhe reshjeve lokale të shiut, që mund të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Sa i takon verës, sipas Porjas, ajo do të jetë e nxehtë, dhe duke nisur pas datës 10 Qershor do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Advertisements

“Moti kryesisht i paqëndrueshëm do të jetë dhe nesër pasdite, e gjithë vija bregdetare do të jetë e kthjellët paradite, ndërsa pasdite do të ketë shpeshtim të vranësirave. Reshjet pritet që të jenë të pakta, jugu do të mbetet me mot të kthjellët dhe me vranësira.

Janë rritur edhe vlerat minimale, pritet që temperaturat maksimale të shkojnë deri në 31 gradë në zonat bregdetare. Tirana do të jenë në vlerat e 29 gradëve sot, ndërsa nesër do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave.

Do të kemi një erë mesatare, duke bërë që të kemi një det me dallgë, dhe të gjithë ata që do të zgjedhin bregdetin duhet të jenë të kujdeshshëm.

Në një parashikim të përgjithshëm, vera do të shënojë temperatura më të larta se normalja, pas datës 10 Qershor do të kemi diell dhe temperatura ta larta. Në këtë verë anomalitë do të hasen në zona malore, që do të shënojnë tenoeratura më të larta se normalja, vija bregdetare do të jetë lehtësisht mbi mesataren shumëvjeçare”, u shpreh Porja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVjen lajmi i madh për të gjithë shqiptarët, ja ç’ndodh nga dita e sotme
Artikulli tjetërMë në fund del e vërteta në shesh, Ledjana tregon arsyen e ndarjes me Mevlanin