Morena Taraku është treguar gjithmonë e rezevuar për jetën e saj private. Megjithëse është përfolur gjatë për një lidhje dashurie dhe poston vazhdimisht në Instagram foto nga dhurata luksoze që merr nga një partner misterioz, ajo ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Advertisements
Por duket se fjalët e kanë lodhur shumë këngëtaren se*si, sa që i është dashur të bëjë një sqarim. Duke ironizuar situatën, ajo ka bërë lëmsh rrjetin edhe me një pjesë të deklaratës në InstaStory ku shkruan se ajo dhe i dashuri do të martohen.
“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrë dhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti.
Advertisements
Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim. Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do e lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkruan ajo.
Morena më pas ka publikuar një foto si për t’i mbyllur gojën disa prej ndjekësve, me një buqetë me lule.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!