Kapet kamioni me 300 kilogramë ‘mall’ në Portin e Durrësit, ja si i kishin fshehur (foto)

foto ilustruese

Advertisements

Një kamion me 300 kg kok ainë është ndaluar dhe është vendosur të kalojë për kontroll të imtësishëm në linjën e dytë.

Në skaner është vënë re diçka e dyshimtë, e cila ka rezultuar lëndë nar kot ike e dyshuar kok ainë. Kamioni ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, po ashtu dhe shoferi i arrestuar N.A., 40 vjeç, banues në shtetin fqinj.

Advertisements

Dro ga ishte e fshehur në trupin e kamionit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ajo ishte mbështjellë me etiketa “Dior” dhe ‘Chicago Bulls”.

Ende nuk dihet se nga vinte kamioni me targa maqedonase apo cili ishte destinacioni final. Gjithashtu, nuk bëhet me dije as se me çfarë ishte ngarkuar, përveçse se me ngarkesën e dr ogës.

Njoftimi i policisë Port, Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të traf ikimit të dro gave të forta.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kri minale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë nar kotike të dyshuar kok ainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e traf ikimit të lëndëve nar kotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kri minale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë nar kotike të dyshuar kok ainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomentet kur bashkëshorti vràsès ngushëllon nënën e Karolinës në memorial, disa orë para se të pranonte krìmìn (video)
Artikulli tjetërSi ndiheni që përmendët shqiptarët për vràsjèn e Carolinës? Komentuesi vë në siklet moderatorin grek (VIDEO)