“Kamera edhe në tualete të diskove”, Shemsi Prençi për projektin turk të monitorimit në Shqipëri

Shemsi Prençi, ish-drejtues policie, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në studion e Fax News, për të folur në lidhje me projektin turk të, nënshkruar pak ditë më parë gjatë vizitës së Ramës në Ankara, për monitorimin e territorit shqiptar me drone.

Advertisements

Shemsi Prençi e ka quajtur këtë projekt një show të qeverisë, e cila sipas tij, sa herë që bie zbulueshmëria e kri mina lit etit, qeveria hedh në treg projekte.

Ai më tej solli në vëmendje faktin që në Shqipëri çdo biznes ka për detyrim të ketë kamera sigurie, madje duke rikujtuar edhe tent ativën e policisë për të detyruar diskot që të vendosnin kamera edhe në tualete të diskove në vitin 2016.

Advertisements

“Kto janë projekte show. Fakti që policia ka implementuar disa projekte për zbulimin e kri mina lite tit por ka dështuar, sepse kr iminal iteti ka a rdhur në rritje dhe së fundmi kemi raste shumë të rënda në Shqipëri që nuk kanë zbulueshmëri. Sa herë ulet zbulueshmëria e kr imeve të rënda, qeveria shqiptare hedh në treg projekte për të bërë shoë në emër të modernizimit të Shqipërisë, por nuk bën asgjë. Shqipëria është e tëra e monitoruar me kamera, sepse që në vitin 2016 janë implementuar projekte detyruese për biznesin që të ketë kamera. Të gjitha zonat urbane janë të monitoruara. Madje deri në detaje, deri brenda. Në vitin 2016 u tentua që në disko të vendoseshin kamera edhe në ambiente të brendshme, madje të kontrolloheshin nga policia të kishte edhe në tualet kamera, pra gjëra të padëgjuara në vende të tjera të botës”, tha Prençi.

Prençi ndër të tjera kritikoi qeverinë për orinetimin drejt qeverisë turke, duke rikujtuar se Turqia premtoi 500 shtëpi për familjet e dëmtuara nga tërmeti brenda 6 muajve, por nuk i bëri as pas 18 muajsh.

“Nuk e kuptoj këtë orientim të qeverisë shqiptare drejt Turqisë. Madje dhe këtu së fundmi për Policinë. Qeveria turke ka premtuar se brenda 6 muajve do t’i dhuronte familjeve shqiptare 500 shtëpi. Nuk e bëri as për 18 muaj. Ndërkohë spitalin e Fierit e bëri për 3 muaj. Një projekt i trumbetuar nga Rama si një ndihmë për popullin. Pak ditë më pas ne mësuam shpërblimin që qeveria shqiptare i dha qeverisë turke aeroportin e Vlorës. Tashmë kur qeveria nuk ka inaguruar ende 500 shtëpitë e tërmetit, qeveria turke merr përsipër të dhurojë këtë shpërblim. Do shikojmë pak më vonë një dhuratë tjetër të qeverisë shqiptare për qeverinë turke”, theksoi Prençi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerr fund dilema, Ledjana zbulon nëse është e martuar
Artikulli tjetërPamje për të mos u humbur, momenti kur Edi Reja rrëzohet gjatë ndeshjes Uells-Shqipëri (VIDEO)